E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer 2012 trukime ne badminton

Federata Ndërkombëtare e Badmintonit (BWF) akuzoi ditën e mërkurë tetë lojtare të lojës dyshe për femra në badminton për lëshime në ndeshjet e tyre në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.

Katër çiftet, një nga Kina, një nga Indonezia dhe dy nga Korea e Jugut, mund të përballen me dënime pasi lejuan kundërshtarët të fitonin për të manipuluar renditjet e grupit.

Tolerimet ishin aq të hapura sa edhe publiku nisi të vërshëllejë sportistët. Në raundin e parë, dy çifte (ajo koreane dhe ajo kineze) ishin të kualifikuara dhe këto çifte u munduan të humbnin ndeshjen mes tyre për t'u përballur me kundërshtarë më të lehtë në fazën tjetër.
Londër 2012Londër 2012, Djokovic kërkon medaljen e artë“Bukuria” e zhytësve të OlimpiadësOlimpiada, Phelps hyn në histori
Ndeshja ishte qesharake kur të katër lojtaret humbnin me dashje gjuajtje të lehta ose shërbimet i godisnin në rrjetë.

Arbitri Torsten Berg i paralajmëroi lojtarët për sjelljen e tyre dhe i kërcënoi me kartonin e zi. Ndeshja më në fund u fitua nga koreanet.
Londër 2012
Londër 2012, Djokovic kërkon medaljen e artë
“Bukuria” e zhytësve të Olimpiadës
Olimpiada, Phelps hyn në histori

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›