E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podrimja përkujtohet në TKOB

Poeti, Ali Podrimja, do të përkujtohet të mërkurën mbrëma (sonte) me një mbrëmje poetike, që mbahet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB).

Ngjarja, që fillon nga ora 19, titullohet “Gjithmonë Ali Podrimja”, dhe pjesë e saj do të jenë aktorët Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Fatos Sela dhe Bujar Asqeriu, të cilët para publikut sjellin disa prej poezive më të njohura të poetit.

Në mbrëmje do të marrin pjesë edhe solistët lirikë të TKOB, Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, Solen Alla dhe Irida Dragoti, të shoqëruar në piano nga Etrita Ibrahimi dhe Kuinteti i Harqeve. ndërkaq, solistët e baletit, Gerd dhe Enad Vaso, do të shoqërojnë interpretimin e aktorëve dhe të këngëtarëve lirikë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›