Civilizimi modern është 44,000-vjeçarë

Dy artikuj, të botuar të hënën në revistën ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’, nënvizojnë se objektet e zbuluara, në mesin e të cilave disa shigjeta të lyera me helm dhe disa stoli, janë karakteristike për gjuetarët e rajonit San, pasardhësit e të cilëve sot jetojnë në Afrikën e Jugut.
Zbulimet i përkasin periudhës së Karbonit, gjë që vërteton se kultura e San është e vjetër 44,000 vjet, e jo mes 10,000 dhe 20,000, siç supozohej deri më tani.
Hulumtuesit vënë theksin në destinimin e qartë të objekteve të zbuluara, sepse ato përdoren për të njëjtat qëllime edhe në kulturën moderne.
Hulumtuesja jug-afrikane, Lucinda Backwell, thotë se zbulimet paraqesin shembujt më të hershëm të “një sjelljeje të civilizuar” për të cilën dihet deri tani. Andaj, sipas saj, zbulimet vetëm sa përforcojnë supozimin se njerëzit modernë kanë origjinë nga Afrika Jugore.