Londër, 5 persona nën akuzë për terrorizëm

Pesë persona janë akuzuar në Londër për terrorizëm dhe do të paraqiten sot para gjykatës. Sipas BBC, tre prej tyre janë akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, ndërsa një tjetër bashkë me një grua janë akuzuar se zotëronin dokumente në favor të të dyshuarve.
Personat e akuzuar janë të moshave që variojnë nga 21 deri në 47 vjeç dhe vijnë nga zona të ndryshme të kryeqytetit britanik.
Katër nga personat në fjalë u arrestuan më herët gjatë muajit, në një operacion të policies në Londër, ndërsa personi i pestë u ndalua ditën e djeshme.
Tre nga të akuzuarit vlerësohet se mes 25 korrikut 2010 dhe 6 korrikut 2012 kanë pasur ndërmend të kryenin akte terroriste, ose të mbikëqyrnin akte të tilla të kryer nga të tjerë.
Ata dyshohet gjithashtu se kanë udhëtuar në Pakistan dhe vende të tjera për t`u stërvitur për terrorizëm.