Libia ne udhekryq - fare do te vije pas epokes se Gaddafit

Gaddafi qe jo shume dite me pare e sulmoi opoziten si drogaxhinj dhe minj tanime e ka ndryshuar tonin. Ne nje fjalim te cilin ai per arsye sigurie e ka mbajtur permes telefonit ne televizion kreu i shtetit libian ka pretenduar se te rinjte demonstrues po nxiten prej Al Kaides. Dhe si nje baba i mire i kombit ai u ka bere thirrje prinderve te mbajne femijet ne shtepi qe te mos i ekspozohen rreziqeve te ketij ndikimi. Mos Gaddafi donte te nenkuptonte me kete se cfare forcash do te vijne pas tij. Si shume veprime te tij edhe ky eshte i paqarte.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Moammar Gadhafi ne vitin 1987 sot pushteti i kolonelit po shkon drejt fundit
Fund i paqarte
Fjalet e udheheqesit te revolucionit sic e quan veten Gaddafi jane nje shenje se Gaddafi e ndjen veten te vene me shpatulla pas muri megjithese forcat e sigurise vazhdojne te veprojne pa meshire kunder kryengritesve te cilet prej kohesh nuk mund te quhen me demonstrues. Fundi i ketyre luftimeve nuk dihet edhe perfundimi i tyre po ashtu.
Nje gje eshte e sigurte. Po qe se vendi nuk ndahet atehere Gaddafi nuk do ta mbijetoje dot kalimin ne nje Libi te re dhe ndryshe. Ai nuk mund te arratiset - pasi askush nuk do ta pranoje. Dhe ne vendin e tij do te ngjiten forca te reja ne pushtet megjithese hapat e pare ne liri do te hidhen ne gjurmet e lena nga Gaddafi. Ne Bengazi dhe Cyrenaika ne veriperendim te vendit si edhe ne zona te tjera jane krijuar komitetet me personalitete te njohura akademike avokate dhe gjykates per tu keshilluar per masat e nevojshme pasi ky lloj pushteti te jete larguar. Ka qene ideja e Gaddafit te ngrinte komitete popullore ne te gjithe vendin por me kete ai thjesht donte te krijonte pershtypjen ne popull se nje demokraci baze ne vend ekzistonte.
Duhet thene se Libia me shume se te gjitha vendet e tjera arabe vuan nga klanet dhe pushteti i fiseve dhe ai qe do te ngjitet ne te ardhmen ne pushtet duhet te beje koalicione dhe aleanca me to. Pak shanse kane ketu politikanet libiane ne ekzil sepse fiset qe tanime jane kunder Gaddafit do te ngrene me shume zerin per formesimin e se ardhmes se vendit te tyre se sa perfaqesuesit e vendit jashte.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Libia furnizon Evropen me nafte. Firma gjermane Winterschall nxjerr nafte ne Libi
Libia e re - rrezik islamist
Ende mbetet e hapur se ne cdrejtim do te shkojne zhvillimet Bengazi dhe Verilindja e Libise kane qene tradicionalisht konservatore per kete arsye qe andej mund te vije tendenca per te orientuar vendin drejt islamit per te mos thene drejt islamizmit. Rajonet e tjera nuk do ta pranojne kete tendence aq kollaj.
Deri me tani nuk ka spikatur ndonje lider i ri dhe as ndonje orientim i qarte i vendit. Pervecse rrezimit te Gaddafit. E paqarte eshte po ashtu se cpamje do te kete ne te ardhmen struktura shoqerore e Libise apo orientimi i politikes se jashtme. Edhe pse kryengritesit ne kete moment nuk e vrasin mendjen per kete - shpejt ata do te ndergjegjesohen se zhvillimet e ardhshme ne Libi jane te pashkeputura nga perdorimi i burimeve te brendshme te naftes dhe gazit. Por per shitjen e tyre nevojiten marredhenie te stabilizura me boten e jashtme. Vecanerisht me Evropen.
Autor Peter Philipp/Arapi
Reaktoi ESat Ahmeti