Londer/ Federer dhe Nadal e nisin me fitore turneun e fundit te vitit

Tenisi shërben një pjatë të zgjedhur çdo fund viti dhe dy prej emrave më të njohur të tij e nisën me fitore turneun që zhvillohet në Londër.
Rozher Federer dhe Rafael Nadal fituan, përkatësisht ndaj Zho-Vilfrid Congës e Mardi Fishit, në turneun e 8 tenistëve më të mirë në botë, të quajtur “Finalet e Turneut Botëror ATP”.
Federer e mposhti francezin Conga në 3 sete, një fitore 2-1, me rezultate të seteve 6-2, 2-6 e 6-4. Pasi zvicerani fitoi lehtësisht setin e parë, Conga u përgjigj me të njëjtën monedhë në të dytin dhe gjithçka u vendos në setin e tretë. Federer fitoi 6-4 duke mos e pasur aq të lehtë, por gjithsesi duke triumfuar.
“Mendoja vetëm që të ruaja qetësinë, të prisja për momentin tim, madje të krijoja shanset për fitoren. Pati momente kur kundërshtari nuk ishte në lartësinë e duhur dhe, për fat, fitorja erdhi në atë mënyrë që unë e prisja”, tha Federer.
Është hera e parë që Federer e mbyll vitin pa asnjë fitore të Çmimit të Madh që nga viti 2002 dhe me renditjen më të ulët botërore që nga viti 2003, duke qenë i treti.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Rafa Nadal fitoi po në 3 sete ndaj amerikanit Fish, duke luftuar shumë në setin e tretë. Spanjolli, numri 2 i botës, fitoi 6-2 setin e parë dhe humbi 3-6 të dytin. Seti i tretë ishte luftarak dhe Nadal e fitoi vetëm pas lojës përcaktuese, pra 7-6, në mes të brohoritjeve të 17 500 shikuesve në arenën londineze.