Villas-Boas s’i frikësohet shkarkimit

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas ka insistuar se pronari Roman Abramovich ka besim në planet e tij afatgjate pavarësisht humbjes së tretë të njëpasnjëshme në katër ndeshjet e fundit në Premierligë.
Pas disfatës 2-1 nga Liverpool, Villas-Boas tha se është optimist se ende ka besimin e plotë të pronarit Roman Abramovich.
“Ai nuk pagoi 15 milionë funte për ardhjen time nga Porto dhe një shumë tjetër të lartë për të më larguar tani. Nuk është çështje e durimit të pronarit. Jemi duke ndërtuar skuadër për të ardhmen” tha Villas-Boas.