Skenderbeu i Korces duket i ringjallur pas 5 ndeshjeve

A mund të themi se emri i Heroit tonë Kombëtar është bërë sërish shkëlqyes në fushat e futbollit. Të paktë njëri prej emrave të tij, ai që mban kampionia e Shqipërisë, pra Skënderbeu.
Trajneri i ri, Stanislav Levi, duket se po arrin t’i verë punët në vijë vetëm pak javë pasi mbërriti në krye të bardhekuqve të Korçës dhe deri tani nuk ka humbur asnjë ndeshje.
Dy janë fitoret e tij dhe 3 barazimet. Fillimi nuk ishte, sidoqoftë, premtues, pasi skuadra e drejtuar nga çeku prodhoi vetëm një barazim pa gola në Korçë ndaj Kamzës, një ekipi ambicioz, por të sapo ngjitur në elitë.
Nuk munguan vërshëllimat dhe pakënaqësitë e tifozëve të zjarrë dhe njëkohësisht të paduruar, po ashtu siç mbinë nga dheu thashethemet mbi stërvitjen sfilitëse të të huajit dhe rregullat e tij, që ishin si këmisha të hekurta për trupat e pamësuar të futbollistëve.
Për fatin e mirë, ndoshta për meritën e Levit apo ndoshta për të dyja bashkë, skuadra nisi të jepte rezultate. Barazimi 0-0 në Durrës ishte premtues dhe Skënderbeu u pa sërish si një skuadër imponuese.
Më tej një fitore “e vockël”, vetëm 1-0 ndaj Kastriotit në Korçë dhe me radhë erdhën dy konfirmime.
Së pari, një barazim tjetër imponues jashtë fushe, këtë herë në “Qemal Stafa” ndaj Tiranës dhe së dyti fitorja konfirmuese 2-1 në stadiumin “Skënderbeu” ndaj Flamurtarit. Për mënyrën sesi u luajt kjo ndeshje, vërtet që korçarët e veshën mantelin e pretendentes për titull.
Por, me një vërejtje: skuadra ende shënon pak, vetëm 3 gola në 5 ndeshje.
Natyrisht, është vetëm fillimi dhe për fatin e keq të Levit, durimi nuk është ende një virtyt i vendit të shqiponjave, por e ardhmja duket rozë. Skënderbeu është në formë, ashtu si emri tjetër i Heroit tonë Kombëtar, Kastrioti i Krujës. Duket pra, kohë heronjsh.
Skënderbeu-Flamurtari 2-1
Tirana-Skënderbeu 0-0
Skënderbeu-Kastrioti 1-0
Teuta-Skënderbeu 0-0
Skënderbeu-Kamza 0-0