Nje trajner shqiptar prek eliten e volejbollit italian por endrra si behet realitet

Është ende kohë e papërshtatshme, jo e duhura, që trajnerët shqiptarë të çdo sporti të shtegtojnë në Europë. As futbolli, as basketbolli, as peshëngritja po ashtu si çdo sport tjetër, nuk ka mundur të çajë rrugën e ndërkombëtarizimit me ndonjë përjashtim të vogël.
Njëri nga këta përjashtime është trajneri i tanishëm i kombëtares së basketbollit të meshkujve, Fatmir Cuka, njeriu që ndërtoi karrierën në Turqi dhe tani po punon në Shtetet e Bashkuara, ndonëse rregullat e atij vendi nuk e kanë lejuar të depërtojë në strukturën gjigandë dhe aq të lakmueshme të NBA-së.
Por, në Itali është një tjetër trajner shqiptar, këtë herë i sportit tjetër të lojrave me dorë, pra trajner volejbolli. Emri i tij është Orlando Koja dhe ai është djali i legjendës së trajningut të volejbollit, Vangjel Kojës.
Orlando e nisi nga nivelet e ulëta italiane, duke pasur sukses në 2 sezonet e fundit. Fillimisht, skuadra e tij, Trentino Volej, iu afrua vetëm një hap kalimit nga Seria B1 tek Seria A2, që është ndarja e dytë e elitës së volejbollit italian.
Në sezonin që shkoi, atë 2010-2011, Koja dhe vajzat e tij e prekën me dorë ëndrrën, pra u kualifikuan direkt për në A2, duke fituar titullin në B1 dhe duke mos pasur nevojë për plej of.
Të nderuar shikues, ju lutemi, mbajeni në mendje faktin se bëhet fjalë për volejbollin italian të klubeve, besohet numrin 1 në botë.
Por, kur nuk je milioner në euro dhe kur nuk je trajner i një skuadre që të të paguajë 100 apo 200 000 euro në sezon, është e vështirë të mbijetosh si trajner volejbolli.
Vetë Trentino Volej nuk e përballoi standardin financiar të Serisë A2 dhe, sipas rregullave që ekzistojnë në Itali, e shiti tek një skuadër tjetër vendin e saj në këtë kampionat.
Vetë Koja bëri një llogari dhe vendosi që më mirë të vazhdonte punën në Serinë C duke mbajtur edhe një punë tjetër alternative, sesa të rrezikonte në A2, në një skuadër tjetër nga e cila mund ta shkarkonin edhe vetëm për dy humbje.
Janë këto disa realitete të hidhura për egon profesionale të një trajneri të spikatur, diçka që ne shqiptarët po e ndjejmë shumë vjet pasi u nisëm me entuziazëm dhe idealizëm drejt Perëndimit.