Londër, Gjykata e Lartë: Assange nuk ekstradohet
LONDRA – Gjykata e Lartë në Britani pranoi ankimimin e themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange i cili kërkon anulimin e vendimit të Gjykatës Mbretërore të Drejtësisë, për ekstradimin e tij në Suedi.
Gjykata e lartë vendosi që momentalisht Assange të mos ekstradohet në Suedi, ku akuzohet për përdhunim dhe agresion seksual.
Autoritetet suedeze kërkojnë që Assange t’i përgjigjet akuzave për përdhunimin e një gruaje dhe për ngacmimin seksual të një tjetre në Stokholm, në gusht të vitit të kaluar.
Themeluesi i “Wikileaks” mohon akuzat duke theksuar se ato janë të motivuara politikisht.
Websajti i Assange, “WikiLiks” ka publikuar mijëra kabllograme të diplomacisë amerikane, duke vënë në ‘siklet’ qeveritë dhe biznesnet ndërkombëtare.
(er.nu/BalkanWeb)