E Diel, 1 Nëntor 2026

Monti: Masat antikrizë të dhimbshme, por të nevojshme

ROME - “Ndërhyrjet e dhimbshme të këshillit të ministrave synojnë të shpëtojnë Italinë e fëmijëve tanë. Italia do të shpëtojë, por duhet të përballemi me sakrifica”. Kështu deklaroi kryeministri italian Mario Monti, duke iu referuar paketës së masave shtrënguese, të nevojshme për tejkalimin e krizës së borxheve.

Monti e cilësoi paketën e masave antikrizë, prej prej 30 miliardë eurosh, si një iniciativë të nevojshme që do të ndihmojë vendin të mos përfundojë në falimentim.

“Italia nuk do dështojë në reformat e saj. E ardhmja e Euros varet edhe nga zgjedhjet tona. Duhet të bëjmë sakrifica të mëdha. Askush nuk do mbetet i kënaqur nga masat e marra, por ato janë koherente dhe të nevojshme”,- deklaroi Monti.
Sipas kryeministrit italian, vendi rrezikon të behet si Greqia, nëse nuk do të zbatohen masat antikrizë.

Masat antikrizë janë të mbledhura nen një dekret të vetëm emergjence, që mund të hyjë në fuqi edhe pa aprovimin e parlamentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›