E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Të rritet numri i KZAZ-ve nga 66 në 100

11-01-2012 / Gazeta 55

KQZ i propozon Komisionit të Reformës rishikimin e Kodit Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar pranë komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, një paketë propozimesh, që synojnë rishikimin e Kodit Zgjedhor. Me qëllim kapërcimin e vështirësive gjatë procesit pas ditës së votimit, KQZ propozon rritjen e numrit të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, nga 66 në 100. KQZ arsyeton këtë propozim me faktin se në këtë mënyrë do të arrihet përshpejtimi i procedurave të numërimit të votave dhe realizimit të këtij procesi në afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Po ashtu, në këtë paketë propozimesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, ligji duhet ta trajtojë çështjen e numërimit të fletëve të vlefshme të votimit të hedhura gabimisht në kutinë tjetër. Sipas KQZ-së duhet që të gjitha kutit të hapen njëkohësisht dhe para numërimit të ndahen sipas organit përkatës. Pas kësaj, të vijohet me numërimin e votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka trajtuar për asnjë moment çështjen e sistemit zgjedhor. Ekspertët e këtij institucioni janë përqendruar vetëm tek mangësitë që janë vërejtur gjatë zgjedhjeve dhe tek rekomandimet e OSBE/ODIHR.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›