Pack: Aksioni i Vetëvendosjes është çmenduri
PRISHTINE- Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka deklaruar se aksioni i Vetëvendosjes “Serbia nuk kalon”, është çmenduri dhe se Albin Kurti me lëvizjen e tij duhet të sillen ndryshe e jo të imitojnë serbët e veriut.
Sipas eurodeputetes, kjo formë e veprimit nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
“Për mua është e papranueshme, e gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Ky aksion e kthen prapa Kosovën”, ka thënë Pack për Radio Dukagjinin.
Ajo ka shtuar se ky aksion dëshmon mos respektimin e ligjeve dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Ndihem e turpëruar si deputete, kur deputetët në Kosovë marrin nisma të tilla. Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bën gjëra të tilla. Kjo dëshmon mos respektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës”, ka përfunduar Pack.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)