E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia reagon për parrullat e LSI, Shalsi: Meta shpif

Ka reaguar Bashkia e Tiranës në lidhje me vendosjen e parullave në kryeqytet, ku i kërkohet Ramës të zbardhë aferat me lejet e ndërtimit me Delijorgjin. Nënkryetari Shalsi, tha se kreu i LSI Meta zgjodhi poshtërsinë në këtë ditë përkujtimore. 

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka akuzuar sot Lëvizjen Socialiste për Integrim si autore të vendosjes së mjaft parrullave në kryeqytet, sipas të cilave i kërkohet Ramës të zbardhë aferat me lejet e ndërtimit me Mihal Delijorgjin.

Nënkryetari i bashkisë Edurat Shalsi, në një prononcim për mediat tha se Ilir Meta, ka harruar se sot është dita e përkujtimit të viktimave të Gërdecit dhe jo e shpifjes mbi lejet e ligjshme të Bashkisë së Tiranës.

“Ilir Meta është kaq i verbuar nga urrejta saqë ka harruar se sot është dita për të kujtuar tragjedinë e fabrikës së paligjshme të Gërdecit dhe jo për të shpifur mbi lejet e ligjshme të bashkisë së Tiranës”-tha Shalsi.

Shalsi akuzoi kreun e LSI-së Meta se është bërë njish me kryeministrin Berisha dhe se të dy përfaqësojnë shëmbëlltyrat e politikës së vjetër
“Meta është bërë njish me Sali Berishën dhe të dy sëbashku janë shëmbëlltyra më e ulët e politikës së vjetër, e interesave personale mbi interesat e qytetarëve”-theksoi Shalsi.

“Gjynah që Ilir Meta shfrytëzoi një ditë të madhe për një poshtërsi të vogël”, përfundoi Shalsi.

(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›