Masakra e Pukës, Prokuroria kerkon pezullimin e shefit të Komisariatit Pukë

Pamje nga vendi i ngjarjes
PUKE- Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Pukë, i ka kërkuar gjykatës së këtij rrethi caktimin e masës se sigurimit personale ndaluese Pezullimin e ushtrimit të detyrës për të dyshuarin Lulzim Latifi, me detyrë ndihmës specialist hetimi i krimeve të lehta pranë Komisariatit të Policisë Pukë; për te dyshuarin, Qetësor Gurra, me detyrë shef i krimeve të lehta pranë Komisariatit të Policisë Pukë; për të dyshuarin, Ridvan Bushati, me detyrë Shef Komisariati prane Komisariatit te Policise Puke.
Kërkesa ka ardhur në bazë të kallëzimit të bërë nga Avokati i Popullit, i cili denoncoi rolin e tre zyrtarëve në ngjarjen e ndodhur me dt.29.06.2012 ne fshatin Mardhnaq, Rrethi Puke, ku janë vrarë dy shtetas, si dhe janë plagosur katër shtetas të tjerë.
Sipas kallëzimit të Avokatit të Popullit, rezulton se shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, Ridvan Bushati, specialisti i zones, Lulzim Latifi, shefi i krimeve te lehta Qetësor Gurra, kanë pasur dijeni në lidhje me konfliktet mes familjeve në fjalë, dhe pavarësisht këtij fakti, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, por gjithashtu, në rastin e fundit para ndodhjes së ngjarjes së datës 29.06.2012, nuk e kanë referuar materialin kallëzues në Prokurori dhe e kanë mbyllur si një konflikt të thjeshtë.