E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupi i poetit Ali Podrimja, mbërrin sot në Kosovë

Poeti, Ali Podrimja

PRISHTINE- Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja mbërrin sot paradite në Kosovë.

Pas mberritjes se trupit pritet te mbahet edhe ceremonia dhe homazhet e rastit, e me pas edhe lamtumira e fundit per poetin.

Raporti mjeko-ligjor i kryer nga autoritetet franceze thekson se mbi të nuk është ushtruar dhunë, por mendohet se duke humbur orientimin në pyll, ka vdekur si pasojë e dehidratimit.

“Poetin e madh kosovar, Ali Podrimja, nuk e ka vrarë askush, as nuk ka bërë vetëvrasje. Vdekja dyshohet të jetë si pasojë e dehidratimit”. Kështu ka raportuar nje dite me pare gazeta Express, duke iu referuar burimeve te afërta.

Tashmë autoritetet franceze vetëm se kanë përfunduar procesin e autopsise dhe sipas rezultateve, mbi trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo sulmi.

Express ka mësuar se raporti i autopsisë nuk pritet të mbërrijë në Kosovë para dy javësh, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.

Por në të njëjtën kohë, trupi i pajetë i poetit nuk do të presë kaq gjatë që të varroset në vendlindjen që e deshi aq shumë, e te ciles i kushtoi krijimtarine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›