E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Pogradec: Politika Shqiptare ka nevojë të rigjenerohet

POGRADEC - Kreu i FRD-së Bamir Topi, i pranishëm në një tryezë me të rinjtë në Tushemisht të Pogradecit, kritikoi dy forcat e mëdha politike, që sipas tij po u largohen synimeve që duhet të ketë politika serioze e një vendi demokratik, që aspiron integrimin në Bashkimin Europian.

Duke ju referuar koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit, Topi tha se partitë politike shqiptare janë hedhur në tender për të realizuar koalicionin e çastit, ndërsa përsëriti edhe njëherë se FRD do të qëndrojë larg koalicionit për pazare politike.

Teksa është ndalur tek çështja e votës, Topi tha se tashmë në Shqipëri nuk diskutohet më për programe politike, por për ruajtjen e votës, çka është pranuar edhe nga ndërkombëtarët.

“Eshtë demoralizuese për qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre në votime fakti që diskutohet ende ruajtja e votës. Politika shqiptare ka nevojë të rigjenerohet, ujërat duhet të lëvizin dhe uji më i pastër jeni ju dhe jo ata që kërkojnë tu japë Zoti jetë, për të qëndruar në pushtet”,- u shpreh Topi.

Në fund të takimit Topi ka akuzuar qeverinë se ka rrënuar arsimin ndërsa u ka premtuar të rinjve se Partia Fryma e re Demokratike do të krijojë më shumë hapësira për të rinjtë.

(e.skenderasi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›