“Tri mendje në ankand”, drama satirike në Metropol
TIRANË- I gjithë teatri, ngjan me një psikiatri. Mure të zhgarravitur, një skenë e vjetër e mbuluar nga tuba. Kjo është atmosfera e premierës së re të Teatrit të Metropolit, ”Tri mendje në ankand” e autorit Ferdinand Hysi.
Në sallën ”Shekspir” të Teatrit të Metropolit, mbrëmje e së premtes, 12 prill, regjisorja Elma Dorëzi djell dramën që thyen skemën e teatrit klasik. Tri të çmendur në skenë, me një personazh që nuk flet, me një të huaj dhe ndihmat e tij sarkastike, sikurse dhe me një infermiere, e cila herë është doktoreshë, e herë- herë paciente, përbën një risi. "Skenat dhe e qeshura që shoqëron gjatë gjithë kohës këtë komedi dramatike, thyhen herë pas herë kur aktorët shfaqen njerëzor, me hallin e tyre, si të gjithë ne që jemi spektator”, tha Dorezi gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Ngjarjet zhvillohet në dhomën e një spitali psikiatrik, ku tri të sëmurë, mbartin gjithë shqetësimin e ”madh”, të zënë vrimat e kësaj psikiatrie, e cila pikon nga të gjithë anët. Aktorët Klodian Hoxha, Devis Muka, Alban Musa, Elona Hyseni, Lorenc Kaja, dhe Doriana Çaushi, në suazën e rolit, që kanë marrë përsipër, akuzojnë botën që i rrethon se është më e çmendur se vetë ata, që janë janë të shtruar në këtë spital.
Sipas Dorezit, vepra përcjell mesazhin e saj për dashurinë, për atë të cilën ka nevojë kjo botë. ”Ne jemi vetë shkatërrimi i botës! Dashuria, sa po vjen, e po zbehet. Përmendim, shpesh fjalen dashuri, por kuptimin e saj të vërtetë e kemi harruar. Vendin e saj po e zë zilia, dhuna, cmira, xhelozia, pedofilia etj”, tha regjisorja.
Ashtu si në shfaqjet e saj të më përparshme, Dorezi ka preferuar të ”luajë” me simbolin.Si skenografia edhe kostumografia janë punuar sërish mbi simbole. Tavani, nuk ka as murë, as hekur, por vetëm një qese të hollë plastmasi, e cila nuk mund të mbaj më, as edhe një pikë.
“Tri mendje në ankand”, e autorit Ferdinand Hysi është një hap drejt një teatri absurd; e cila shënon një kthesë në dramaturgjinë e autorit, të shkruar deri në këtë periudhë. Vepra do të jetë në skenë cdo fundjavë, të premte, të shtunë e të diel, ora 19:00.
(m.a/ata/BalkanWeb)