Londër, dëmet arrijnë 100 milionë stërlina

Vlera e dëmeve të tre netëve të dhunës në Londër dhe në qytete të tjera angleze, mund të arrijë në 100 milionë stërlina. Pagesën e këtyre dëmeve do ta bëjë policia dhe jo të arrestuarait.
Sipas “The Guardian”, e cila citon një ligj të vitit 1886, “Riots Damage Acti”, policia është përgjegjëse për situatën e krijuar, pasi nuk arriti dot të bllokonte dhunën.