E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish protesta në Britani

Protestat e dhunshme të të rinjve në Britaninë e Madhe kanë vazhduar edhe natën mbrëmshme.

Në Manchester, Salford, Wolverhampton, Nottingham, Leicester dhe Birmingham ka pasur trazira ndërsa bandat e të rinjëve kanë grabitur dyqanet, u kanë vënë flakën atyre dhe janë përleshur me policinë.

Në Manchester qindra të rinj u përleshën nëpër rrugë me policinë. Policia foli për trazirat më të rënda qe prej 30 vjetësh. Rreth 50 protestues në këtë qytet u arrestuan, ndërsa 80 të tjerë në hapësirën Birmingham.

Në Londër policia mori masa të mëdha dhe kjo bëri që situata relativisht të jetë e qetë. Gjatë tre netëve me trazira, përleshje, plaçkitje dhe vënie zjarri makinave dhe objekteve të tjera u angazhuan aty 16.000 policë.
Deri më tani në Londër janë arrestuar 685 persona, bëri të ditur shërbimi britanik, Scotland Yard. Kryeministri David Cameron pas kthimit nga pushimet deklaroi se autorët e këtyre veprimeve do të vihen para ligjit. Trazirat fillimisht shpërthyen të shtunën dhe pastaj ishin përhapur me shpejtësi edhe në qytete të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›