Vriten 7 militantë në Pakistan

Nga një sulm nga raketat amerikane në Pakistan, raportohet të jenë vrarë të paktën shtatë militantë.
Siç raportohet sulmi ka ndodhur në rajonin e Vaziristanit, në afërsi të kufirit afgan.
Zyrtarët e sigurisë thanë se dy raketa kanë goditur një kompleks pranë Miranshah, qytet kryesor në rrethin fisnor në veriperëndim të Pakistanit.
Raportet e agjencive të lajmeve thonë se militantët në shënjestër besohet se ishin kundër SHBA-së dhe i takonin rrjetiti Hakani, një rrjet kryengritës i lidhur me talibanët dhe Al Kaidën.
Zyrtarët amerikanë këtë sulme i kanë quajtur si eliminim të strehimit të militantëve në rajonin kyç për krijimin e stabilitetit dhe rënies së luftës në Afganistan.