E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, pesë bankat marrëveshje për hipoteka

Pesë bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara janë dakordësuar të ndihmojnë me 25 miliardë dollarë pronarët e shtëpive për të zgjidhur ankesat për keqmenaxhim të kthimit të kredive dhe të praktikave të hipotekave.

Kjo marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe me pjesën më të madhe të shteteve federale, u bë pas akuzave për praktika abuzive nga kredidhënësit, gjatë krizës së shtëpive para katër vitesh.

Sipas marrëveshjes do të zvogëlohen pagesat e kredive për viktima dhe do të jepet kompensim.

Me këtë marrëveshje, pesë bankat (Bank Of America, Citigoup, Wells Fargo, JP Morgan Chase, Ally Financial) do të shmangin proceset gjyqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›