Londër, i riu nuk është vrarë me armë policie

Raporti paraprak për vdekjen e të riut në Londër, i cili është edhe viktima e parë e dhunës në këtë vend, ka hedhur poshtë idenë se i riu mund të jetë vrarë nga arma e policisë. “Për momentin nuk ka prova që vërtetojnë se pistoleta e gjetur në vendin ku vdiq Mark Duggan, të jetë armë policie”.
Sipas zyrës policore, Duggan ishte i armatosur por nuk ka qëlluar kundër policisë.
“Një pistoletë jo e policisë është gjetur në skenën e krimit dhe ishte e mbushur me plumba. Mark Duggan është vrarë nga një plumb pistolete në gjoks”, vijon raporti hetimor.