Siri, Assad: Nuk heqim dorë nga ndjekja e terroristëve

Presidenti sirian përsërit qëndrimin e ashpër ndaj të gjithë grupve terroriste. “Siria nuk do të heqë dorë nga ndjekja e grupeve terroriste”, u shpreh ai. Presidenti Bashar al-Asad në Damask, gjatë takimit të tij me ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka shpërndarë këtë mesazh për të gjitha grupet terroriste që operojnë në Siri.
Kryediplomati turk ka mbajtur rreth gjashtë orë bisedime me zyrtarët sirianë, përfshirë dy orë diskutime me presidentin Bashar al-Asad, të cilit i ka kërkuar të ndalojë shtypjen e përgjakshme.
Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën 30 njerëz në një qytet pranë kufirit turk. Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se shumica e vrasjeve kanë ndodhur kur tanket dhe automjetet e blinduara pushutuan fshatrat në veri të Hamas. Katër persona janë raportuar të vrarë në Binish, rreth 30 kilometra nga kufiri me Turqinë. Dhuna e fundit vjen në kohën kur ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, po viziton Sirinë.