E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, kapet Sadushi, anëtar i bandës së Tan Kateshit

Të tjera rreth shkrimit Kush ishte banda e Tan Kateshit LONDER- Ndriçim Sadushi, njëri prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit në Elbasan është arrestuar mbrëmë vonë në Britani. Sadushi rezultonte në listën e 14 personave më të kërkuar nga Scotland Yard, policia britanike dhe prej më shumë se një dekade kishte arritur ti shpëtonte arrestimit.

Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes. Një zëdhënës I Scotland Yard tha se Sadushi, 41 vjeç ishte arrestuar nga departamenti i ekstradimit në zonën Southgate në veri të Londrës të martën në mbrëmje.

"Sadushi u arrestua jashtë shtëpisë së tij” deklaroi zëdhënësi, duke iu referuar një banese në London Borough of Enfield.

Sadushi përfshihet në listën e 14 personave më të kërkuar në Britani për vrasje, grabitje. Policia britanike thotë se ka mësuar se ai fshihej mes Londrës dhe Merseyside, por përpjekjet për ta gjetur nuk kanë rezultat.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›