Thaçi-Ban Ki Moon, bisedojnë për Mitrovicën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitën e tij në SHBA. Thaçi, pas një ligjërate që mbajti para studentëve të Universitetit të Denverit, u prit në selinë e Kombeve të Bashkuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, sipas agjensisë kosovare të lajmeve Zëri.
Temë kryesore e diskutimit, siç njoftohet në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Informim e Kryeministrisë, ishin zhvillimet e fundit në Kosovë, me ç’rast Thaçi e informoi Ban Ki Moon edhe për tensionimin e situatës së fundit në Mitrovicë.
Në takim, Thaçi e falënderoi Sekretarin e OKB-së për përkrahjen e tij personale dhe refuzimin e Kombeve e Bashkuara të organizojnë zgjedhjet e Serbisë “në territorin e Republikës së Kosovës, tendencë e cila jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe me Rezolutën 1244 të OKB-së” ka thënë Thaçi.
Në takim pos tjerash u bisedua edhe për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, zhvillimet dhe reformat e fundit, legjislative, politike, si dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Thaçi gjatë takimit theksoi rëndësinë e përkrahjes së Kosovës, dhe ritheksoi se vizioni i tij dhe Qeverisë së Kosovës është “integrimi i Kosovës dhe i gjithë rajonit në BE dhe në NATO, si dhe në një të ardhme jo të largët Kosova të jetë edhe anëtare në OKB”.
Kryeministri Hashim Thaçi në takim ka kërkuar mbështetjen personale të Sekretarit të Përgjithshëm që t’i mundësohet edhe Kosovës të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
(ar.si/BalkanWeb)