Pacolli kritikon veprimet e ministrit Rexhepi
Partnerët e koalicionit qeveritar nuk mendojnë në mënyrë njëjtë për qasjen në veriun e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i përballur me kritikat e banorëve të veriut të Miotrovicës, ka kritikuar fortë dërgimin e vetëm dy policëve për të mbrojtur shqiptarët e kësaj pjese. Përveç kësaj, ai ka thënë se ka plane ekonomike për atë pjesë, por sipas tij, atë po e pengojnë interesat e personave të tjerë, raporton KTV.
Zv.kryeministri Behgjet Pacolli, i cili udhëheq edhe partinv AKR, i ka qëndruar pranë familjes Haradinaj të Mitrovicës në një periudhë të rëndë.
Të mllefosur me pasigurinë dhe faktin se nuk po i mbron askush, banorët lokalë e kanë zënë ngushtë Pacollin, duke ia thënë në fytyrë brengat që kanë, gjatë një vizite të pa paralajmëruar që kryetari i AKR ka zhvilluar në Mitrovicë.
Në këto kushte, Pacolli është treguar i ashpër duke kritikuar veprimet e qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vetë.
Madje ka kritikuar veprimin e ministrit të brendshëm, Bajram Rexhepi, për vendosjen e pikës statike në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, me vetëm dy policë.
Për më tepër, Pacolli u është ankuar të pranishmëve në këtë rast se edhe planet e tij të shumta ekonomike për zhvillimin e vendit po pengohen nga elementë të ndryshëm brenda Qeverisë së Kosovës.
Përkundër kësaj, Pacolli u ka premtuar banorëve shqiptarë që do të vazhdojë të qëndrojë pranë tyre.
(ar.si/BalkanWeb)