Londër, masa të forta sigurie në prag të funeralit të Thatcher
LONDER - Policia britanike ka forcuar sigurinë në Londër për funeralin e ish-kryeministres Margaret Thatcher. Zyrtarët thonë se ceremonia nuk do të anulohet pavarësisht sulmit me bomba të ndodhur të hënën në Boston.
Më shumë se 2 mijë njerëz pritet të marrin pjesë sot në funeralin e zonjës Thatcher në Katedralen e Shën Palit në Londër. Mbretëresha e Britanisë Elizabeth do të takohet me udhëheqës politikë, dhe personalitete të që do të jenë të pranishëm në funeralin e ish-kryeministres.
Trupi i ish-kryeministres u vendos dje në pallatin Ëestminster. Arkivoli i saj do të kalojë sot nga Kapela e Forcave Ajrore Mbretërore për në Katedralen e Shën Palit në Londër ndërsa në të dy anët e rrugës do të rreshtohen pjesëtarë të ushtrisë britanike, marinës dhe forcave ajrore.
Masat e sigurisë janë përforcuar rreth katedrales përpara ceremonisë. Policia bëri të ditur se më shumë se 4 mijë policë do të dislokohen për të ofruar siguri për funeralin.
(er.nu/voa/BalkanWeb)