E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne KQZ, iken Biba i PS, i le vendin LSI

Jep doreheqjen e parevokueshme nga detyra e nenkryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), njeheresh edhe si anetar i ketij komisioni, Denar Biba. Nje dite pas vendimit te Kuvendit qe shkarkoi anetarin e KQZ-se, Ilirian Muho, Biba duke e cilesuar nje akt shume te rende ne dem te parimeve themelore te ndarjes se pushteteve, dha doreheqjen nga funksionet ne KQZ. Por, burime nga selia e PS ben te ditur dje per gazeten se largimin i Bibes eshte bere per ti hapur vendin nje anetari te LSI ne KQZ. Biba e lidh largimin e tij me rrethanat e KQZ pas vendimit te Kuvendit. “Ne rrethana si keto, kur mbrojtja ligjore e institucionale qe supozohej se e kishim te garantuar si anetare te institucionit te ngarkuar nga ligji per tu dhene shqiptareve zgjedhje te lira e te ndershme eshte perdhosur haptazi, vleresoj se duhet te jap doreheqjen nga detyra e Zevendeskryetarit dhe njeheresh anetarit te Komisioni Qendror te Zgjedhjeve. Populli yne e meriton demokracine dhe shtetin e se drejtes, ndaj ne nuk mund te tallemi duke i servirur atij nje KQZ si teater marionetash, ne duart e politikaneve”, - argumenton Biba.

Sipas tij, megjithese te propozuar nga struktura parlamentare, e te votuar me shumica qe tejkalojne ngjyrimet partiake ne Kuvend, vendimi i dy diteve me pare per te ishte trajtim i anetareve te KQZ-se si anetare te rendomte partie. “Le te sherbeje ky akt vullneti personal i imi si nxitje per reflektim per secilin nga ju. Perfitoj nga rasti t’iu drejtohem bashkeqytetareve te mi: mos harroni, forca e pushtetit te popullit eshte me e madhe se forca e ca njerezve ne pushtet!”, - shprehet Biba. Ne Kodin Zgjedhor percaktohet se ne rast te nderprerjes para kohe te mandatit te anetarit te KQZ-se, si ne rast doreheqjeje, pra mbarim i parakohshem i mandatit te anetarit te KQZ-se, Kuvendi emeron nje anetar zevendesues brenda 30 diteve nga data e njoftimit te vakances nga KQZ-ja. “Te drejten per propozimin e kandidaturave e ka i njejti subjekt politik qe kishte propozuar anetarin qe i kishte mbaruar mandati, nese subjekti i ploteson kriteret e percaktuara ne piken 1 te nenit 14 te ketij Kodi. Ne te kundert, kandidaturat propozohen nga partia politike, e cila i ploteson kriteret e renditjes dhe perkatesise. Ne rastin e zevendesimit te Kryetarit, zhvillohet e njejta procedure votimi”, - percaktohet saktesisht ne nenin 19 te Kodit Zgjedhor. Per rrjedhoje, propozimi i anetarit te ri, i takon serish PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›