Baronesha Ashton: Presim zgjedhje të mira në Shqipëri Rozeta Rapushi
Shqiperia duhet te realizoje zgjedhje te lira, ne perputhje me standardet nderkombetare, pasi kjo eshte kyce per rrugen drejt Bashkimit Evropian. Ky eshte mesazhi i dhene dje ne Tirane, ne mbyllje te takimeve me Presidentin, kryeministrin dhe kreun e opozites, nga Zevendespresidentja e Komisionit Europian dhe Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe Sigurine ne Bashkimin Europian, Baronesha, Catherine Ashton. Ne viziten e saj te pare ne vendin tone, Ashton garantoi se BE eshte i angazhuar per te mbeshtetur nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem, bazuar ne standardet nderkombetare. “Vizita ime ne Shqiperi eshte nje dite pas diskutimeve te nxehta ne Parlament. Sot une e kam bere poziten time te qarte tek te gjitha palet se per Bashkimin Evropian eshte e nje rendesie thelbesore, qe zgjedhjet, te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Ky do te jete nje test per mirefunksionimin dhe progresin e Shqiperise drejt BE”, - u shpreh Ashton. Zyrtarja e larte permendi gjithashtu se BE dy dite me pare shprehu publikisht shqetesimin per pasojat e votimit ne Parlament per procesin zgjedhor. Sipas saj, eshte detyre e institucioneve qe te krijohet besim ne kete proces. Ashton shtoi, se Shqiperia ka bere progres mbreselenes gjate viteve te shkuara dhe ndaj duhet te ece me te njejtin ritem. “Shqiperia ka bere progres te dukshem. Shqiperia eshte sot nje vend anetar i Kombeve te Bashkuara, i Organizates per Siguri ne Europe si dhe e NATO-s. Po, ashtu BE eshte vertet i perkushtuar dhe shume i perkushtuar ne perspektiven europiane te Shqiperise dhe BE deshiron qe Shqiperia te ece perpara ne progres. Por progresi ne rrugen drejt BE eshte ne duart tuaja”, - theksoi Baronesha Ashton. Sipas saj, nevojitet progres dhe dialog i mirefillte e konstruktiv mes te gjitha forcave politike per te gjetur kompromiset. Ajo shtoi se ka ardhur koha qe Shqiperia te marre persiper sfidat dhe te ece para, duke siguruar se BE do te jete ne krah per ta ndihmuar. Ashton u ndal edhe tek retorikat nacionaliste, ku nenvizoi faktin se roli i Shqiperise ne rajon eshte gjithnje i vleresuar dhe ky rol nuk duhet te shmanget nga keto retorika.
Catherine Ashton
“Nevojitet progres dhe dialog i mirefillte e konstruktiv mes te gjitha forcave politike per te gjetur kompromiset. Ka ardhur koha qe Shqiperia te marre persiper sfidat dhe te ece para, Bashkimi Evropian eshte teresisht i angazhuar per t’ju ndihmuar”.
Sali Berisha
“Per qeverine shqiptare, anetaresimi i Shqiperise ne BE, marrja e statusit te vendit kandidat dhe te gjitha hapat e tjera te lidhura me kete proces jane dhe mbeten prioritet i punes se qeverise dhe i programit te PD dhe koalicionit per kater vitet e ardhshme”.
Bujar Nishani
“Shqiperia ka kapacitetet institucionale dhe infrastrukturen e nevojshme per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne perputhje me standardet europiane. Sfida e vetme per t’u kapercyer mbetet sjellja e partive politike gjate procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve”.
Berisha-Ashton: Balancimi i KQZ garanci per zgjedhje te lira
Kryeministri, Sali Berisha, siguroi dje zyrtaren e larte te Bashkimit Evropian, Baroneshen, Catherine Ashton, se qeveria shqiptare eshte e vendosur qe zgjedhjet e 23 qershorit te jene zgjedhjet me te mira te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi, konform standardeve nderkombetare. “Korniza ligjore, e permiresuar mbi bazen e rekomandimeve te OSBE/ODIHR dhe e bazuar teresisht ne sugjerimet e opozites, sistemi i sakte dhe transparent i numerimit, si dhe rritja e numrit te qendrave te votimit dhe numerimit, per shkurtimin drastik te kohes se votimit, numerimit dhe shpalljes se rezultateve jane garanci solide, e padiskutueshme, per nje proces zgjedhor konform te gjitha standardeve nderkombetare”, - u shpreh kreu i qeverise gjate takimit me Ashton. Sipas tij, ruajtja e parimit themelor te Kodit Zgjedhor te balancimit te KQZ-se dhe komisioneve te tjera dhe integritetit te anetareve te KQZ-se dhe administrates zgjedhore eshte nje garanci vendimtare per nje proces ne perputhje me ligjin, qe siguron besimin e te gjitha paleve.
Me tej, gjate takimit u diskutua gjithashtu edhe per zhvillimet e fundit ne rajon. Kryeministri Berisha i rikujtoi Baroneshes Ashton vendosmerine e Shqiperise dhe qeverise shqiptare, per te vijuar rolin e moderuar e te dedikuar ndaj promovimit te paqes, stabilitetit dhe bashkepunimit ne rajon.