Rama: Qeveria po rri ne kembe vetem fale nje grupi mercenaresh
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama e ka cilesuar votimin e dy diteve me pare ne Kuvend, per zevendesimin e anetarit te KQZ-se, si nje tjeter goditje ndaj institucioneve. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar, Rama u shpreh se qeveria e kryeministrit Sali Berisha ka dale kunder interesave te vendit dhe te partnereve nderkombetare. Ndersa i cilesoi votat e deputeteve te PS-se qe votuan ndryshimet, si vota mercenaresh. “Ajo qe ndodhi dje (pardje), ne Kuvendin e Shqiperise, nuk ka goditur vetem Kushtetuten, ligjin, KQZ, zgjedhjet, por ka goditur Shqiperine ne syte e miqve dhe partnereve nderkombetare. Te cilet, e kane paralajmeruar, qofte para dhe qofte me pas, qeverine per pasojat e atij akti brutal. Nje akt tipik per nje sundimtar te marre fund qe rri ne kembe megjithe pushtetin e tij te rrenuar vetem fale nje grupi mercenaresh”, u shpreh kreu i PS-se. Rama ka shprehur vleresime dhe per qendrimet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian ne lidhje me ate qe e cilesoi si nderhyrje te mazhorances ne procesin zgjedhor. “Mirenjohje dhe njehere Shteteve te Bashkuara dhe te Bashkimit Europian per qendrimin e qarte dhe te prere ndaj marrezise se mbremshme te Saliut me KQZ e deligjitimuar permes aktit brutal dhe te njeanshem, qe ka hapur edhe gropen ku do te prehet me turp pushteti i tij”, tha Rama. Ai shtoi se seanca e dy diteve me pare ne Kuvend, “ishte nje fotokopje e seances se zgjedhjes President ne mars te vitit 1997, per nga hapesira teresisht e izoluar, qofte se brendshmi dhe qofte se jashtmi ne te cilen u zhvillua”. Ne fjalen e tij, Rama ka kritikuar dhe qendrimin e deputeteve te mazhorances. “Ne panikun e kesaj vetmie sa te madhe aq edhe plotesisht te merituar, qe e ben ende me te rende pesha e mercenareve, Saliu shkaterroi institucionin e administrimit te zgjedhjeve, duke zgjedhur rrugen me te keqe per t’u larguar nga pushteti. Rrugen, qe njollos me turpin me te madh ate vete si nje maniak recidiv kunder votes se lire”, u shpreh Rama. Pavaresisht zhvillimeve te fundit, Rama u shpreh i bindur ne fitoren e zgjedhjeve me 23 qershor. “E kemi ditur qysh ne krye te heres se ke kemi perballe. Tanime e dine qarte te gjithe ata qe e ushqenin edhe ndonje iluzion se ke ka Shqiperia ne qafe. E dine po ashtu, se sot jemi me te forte se asnjehere dhe si asnjehere me pare te gjitha manovrat e paligjshme te Saliut nuk kane asnje shans ta ndryshojne fatin e zgjedhjeve”, u shpreh kreu i PS. Sipas tij, kryeministri aktual eshte jo vetem kunder interesit te vendit, por edhe kunder partnereve nderkombetare.