E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer mijera njerez ndjekin ceremonine e dasmes mes Princit Williams me Kate

Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për të ndjekur ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kejt Midëllton.

Ata kanë kaluar natën jashtë vetëm e vetëm për të qenë dëshmitarë të asaj që konsiderohet si dasma e shekullit.

Princi Uilliams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe.

Ashtu siç kishin njoftuar, zyrtarët e familjes mbretërore, 28 vjeçari Princi Uilliams kishte veshur uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze gjatë ceremonisë martesore me 29 vjeçaren, Kejt Midëllton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›