E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi i energjise prezantohet projekti gazsjellesit Transadriatik

Shfrytëzimi i kapaciteteve të reja energjetike ishte lajtmotivi i forumit ndërkombëtar të energjisë, që u zhvillua në Tiranë, ku merrnin pjesë institucione dhe kompani ndërkombëtare.

Në këtë forum u prezantua projekti gazsjellësit Transadriatik, i njohur si TAP. Përfaqësues të këtij projekti, u shpreh se në Shqipëri ai është në fazën e studimit dhe pritet të nisë brenda 2 vjetësh, duke parashikuar nisjen e një investimi strategjik, që do të përfshijë mijëra punonjës. Projekti i TAP, i cili ka rëndësi ndërkombëtare për vendet e Europës, pritet të përfundojë në vitit 2017 dhe furnizimet e para do të bëhen në vitin 2018. Ai do të kalojë mes ujërave të Italisë dhe Shqipërisë.

Projekti në Shqipëri është në fazën e studimit intensiv, me qëllim gjetjen e një rruge optimale kalimi. Menjëherë më pas, studimi do t’i dorëzohet autoriteteve lokale. Ne kemi zgjedhur rrugët, që nuk prekin rezervat natyrore të vendit. Nga ky studim, parashikohet që TAP të hyjë në Korçë, dhe të dalë diku në veri të Fierit. Tubacioni që kalon në Shqipëri do të jetë 180 km I gjatë.

Gjithashtu, në këtë forum ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasot, i cili ftoi investitorët e huaj, të investojnë në sektorin e Energjisë në Shqipëri.

E pranishme, po ashtu ën këtë forum, Drejtorja e Bankës Botërore, për Shqipërinë, Ksenya Leviovsky vuri theksin në përfshirjen e bizneseve sit ë huaja dhe vendase në investime të reja dhe konkrete në fushën e energjisë.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›