Londër, rrëzohet helikopterikosovari: Ngjarja ishte tronditëse
LONDER - Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në pjesën jugore të Londrës, ku janë shënuar nëntë viktima.
Ai është përplasur me një vinç në Vauxhell, një lagje e Londrës në afërsi të lumit Tamixh.
Një djalë nga Kosova Rezart Islami, 28 vjeç, ka qenë dëshmitar okular i momentit të rrëzimit të helikopterit teksa u përplas me vinçin.
"E pashë rrëzimin e aeroplanit teksa u përplas me vinçin. Kjo ka ndodhur brenda 6 sekondave.
Isha shumë i tronditur dhe zemra nuk pushonte së rrahuri fort,”- thotë ai.
Sipas rrëfimit të tij piloti i avionit mund të ketë humbur kontrollin në momentin para se të godiste vinçin.
Policia e Londrës bën të ditur se telefonatat e para janë marrë nga Shërbimet e Emergjencës rreth orës 8 të mengjesit.
Kanë qënë përdoruesit e rrjetit social Twitter që kanë vendosur pamjet e para nga vendgjarja. Për momentin nuk dihet shkaku i vërtet i incidentit.
Grupet e shërbimit të shpejtë kanë mbërritur në vendgjarje menjëherë. Sipas policisë avioni u përplas si pasojë e mjegullës duke hedhur poshtë hipotezën e ndonjë sulmi terrorist.
(ad.ti/l.ç /shqiptarja.com)