E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do mbështesë bisedimet me talibanët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do të mbështesin përpjekjet afgane për paqe me talebanët, përfshirë edhe krijimin e një zyre politike në Katar.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland tha se SHBA do të mbështesë marëveshjen, nëse ajo çon në negocimin e përfundimit të luftës në Afganistan.

Komentet e saj vijnë pasi talebanët afganë njoftuan se kanë arritur një marrëveshje paraprake për të ngritur një zyrë në Katar, dhe kanë kërkuar lirimin e të burgosurve, që mbahen nga ushtria amerikane në Gjirin e Guantanamos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›