Londër,mbyllet samiti G20,1.1 trilion dollarë për krizën

Grupi i 20 vendeve më të industrializuara të botës merr masa për daljen nga kriza financiare globale. Në përfundim të takimit dy ditor të zhvilluar në Londër, kryeministri britanik Gordon Brown anonçoi se liderët e G20 kanë ofruar shumën prej 5 trilion dollarësh për daljen nga kriza e cila do të jepet deri në fund të 2010. Nga këto 1.1 trilionë dollarë do t'i akordohen institucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN. Po kështu samiti ka vendosur që FMN-ja të marrë një shumë prej 500 miliardë dollarë ndërsa Bankës Botërore do t'i akordohet një shumë prej 250 miliardë dollarësh."Do të trefishojmë fondet për FMN-në", tha Brown. "Duam të rindërtojmë sistamin financiar", tha ai, duke shtuar se do të vendosen rregulla fikse për pagesat dhe bonuset. Gjatë konferencës për shtyp në përfundim të samitit, Brown anonçoi krijimin e një fondi prej 50 miliardë dollarësh e cila do t'u akordohet vendeve të varfëra dhe atyre në zhvillim. Paketa antikrizë do të implementohet në tregjet financiare brenda vitit 2010 me synim rimëkëmbjen e ekonomisë botërore e cila po kalon ditët e saj më të errëta që nga depresioni i madh ekonomik i viteve '30. "Problemet globale kërkojë zgjidhje globale. Kemi bëra gjithçka duhet për të stabilizuar ekonominë", përfundoi Brown. Gjatë konferencës për shtyp Brown theksoi se do të merren masa kundër proteksionizmit. Ndërkohë liderët e G20-ës kanë rënë dakord për organizimin e një tjetër samiti brenda viti.