Afganistan 8 viktima nga nje sulm ne ndertesen e Kombeve te Bashkuara

Të paktën tetë punonjës të huaj të Kombeve të Bashkuara kanë gjetur vdekjen në Afganistan ndërsa ndërtesa e organizatës është sulmuar në qytetin verior të Mazar-al Sharif. Burime zyrtare konfirmojnë se dhuna shpërtheu gjatë një proteste kundër djegies së një kopjeje të Kuranit në një kishë amerikane që ndodhi muajin e kaluar. Sipas një zyrtari të policisë, dy prej viktimave u ishte prere koka.
Disa qindra njerëz, sipas dëshmitarëve po protesotnin paqësisht në Mazar- al Sharif kur papritur nisi dhuna. Protestuesit që kërkonin vdekje për Amerikën dhe Izraelin u turrën drejt selisë lokale të OKB-së dhe sulmuan viktimat. Autoritetet nuk japin detaje të tjera për ngjarjen, pasi situata mbetet ende e tensionuar dhe konfuze.
Djegia e Kuranit ndodhi në një kishë të Floridës, nga pastori Uejn Sep, në prani të Terri Xhons, që ngriti një tymnajë të vërtetë paniku kur njoftoi djegien e Kuranit në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork, akt që u anulua më vonë. Protesta të tilla janë mbajtur në disa qytete afgane gjatë së premtes.
Juli Prifti