E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra dëbon ambasadorin e Libisë

Britania e Madhe ka dëbuar ambasadorin e Libisë pas sulmeve mbi misionet diplomatike në Tripoli, përfshi këtu dhe Ambasadën britanike.
 

Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm William Hague. Ky i fundit ka shtuar se diplomati libian ka 24 orë kohë për të lënë vendin.
 

Sulmet ka shtuar Hague, nuk do të dobësojnë vendosmërinë tonë per të mbrojtur popullsinë civile në Libi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›