Londra druhet se po humbet betejen ne zgjerimin e rrugeve ajrore

Nderkohe qe Evropa ende perpiqet te ndertoje nje rritje te qendrueshme ekonomike shume qeveri po hedhin veshtrimin drejt ekonomive ne rritje ne Azi Afrike dhe Ameriken e Jugut per shtuar tregtine me to. Nje rivalitet po shfaqet mes aeroporteve kryesore te kontinentit per te ofruar qasjet me te shpejta drejt ketyre bazave. Aeroporti Heathrow i Londres nje prej aeroporteve me te ngarkuar te botes druhet se po mbetet prapa.
shte nje video ikone qe ende rezonon pas me shume se kater vitesh - protestuesit ambjentalist te organizates Greenpeace mbi nje aeroplan pasagjeresh ne aeroportin londinez Heathrow. Ngjarja terhoqi vemendjen e medias nderkohe qe beteja per industrine britanike te aviacionit ende vazhdon. Joss Garman eshte keshilltar i organizates Greenpeace.
Britania ka kapacitet te mjaftueshem aeroportesh por problemi eshte se nje pjese e madhe e ketij kapaciteti po shfrytezohet per fluturimet e shkurtera prej me pak se 500 kilometrash. Ne qytete si Parisi dhe Manchesteri mund te shkohet lehte me tren qe eshte 10 here me pak ndotes.
Qeveria britanike ka perjashtuar ndertimin e nje piste te trete ne Heathrow dhe nuk ka plane zgjerimi. Por grupet e biznesit thone se Briania po mbetet prapa.
Nicola Walker drejton infrastukturen ne sindikaten e industrise britanike. Zyra e saj mbikeqyr projektin e ndertimit Crossrail nje prej investimeve infrastukturore me te medha te kryeqytetit. Ajo thote se Britania duhet te jete me ambicioze.
Aeroporti nderkombetar Heathrow vepron me nje kapacitet prej 99.2 perqind dhe nuk besojme se ka mundesi per te vene lidhje te me tregjet e reja ne zhvillim te cilat u interesojne bizneseve.
Kjo nenkupton tregje si ky Chongqing ne Kine. Ai eshte kthyer nga nje qytet i vogel rajonal ne nje qender prodhimi me 7 milione banore.
Po keshtu eshte San Paolo ne Brazil i cili po perjeton nje influks te madh te biznesesh evropiane te etura per te provuar lidhjet e vjetera koloniale.
Keshilltaret e dhomes britanike te tregtise thone se dy te tretat e drejtuesve te biznesve ne Brazil Kine Indi Korene e Jugut dhe Meksike kane me shume gjasa te bejne tregti me Gjermanine ose Holanden sesa me Britanine sepse ata ofrojne me shume fluturime direkte.
Konsulenti i pavarur i aviacionit Peter Forbes thote se mungesa e fluturimeve direkte per Londren do te thote humbje perballe rivaleve.
Frankfurti ka ndoshta 7 rruge ajrore drejt Kines krahasuar me 4 qe ka Heathrow. Por Gjermania ka me shume tregti me Kinen dhe nga kendveshtrimi i tyre eshte gje e mire per te patur keto lidhje.
Kryetari i bashkise se Londres Boris Johnson kerkon ngritjen e nje aeroporti te ri ne grykederdhjen e lumit Tamiz. Firma e arkitekteve Foster and Partners qe ka projektuar aerportin e Pekinit ka dorezuar planet.
Por me Britanine ne recesion analistet thone se do te jete e veshtire te justifikohet cmimi i perllogaritur ne 80 miliard dollare. Qeveria thote se do te marre vendimin nga fundi i vitit.