Londra në flakë, por nuk ndodh 21 Janari i Tiranës
Londra tashmë i ngjan një fushbeteje si ajo e Luftës së Dytë Botërore, me ndërtesa në flakë, dyqane të thyer dhe përleshje të ashpra mes policisë dhe protestuesve. Tek sheh pamje të tilla menjëherë mendja të shkon tek numri i madh i viktimave që duhet të jenë shkaktuar në radhët e atyre që po thyejnë dyqane, qëllojnë mbi policinë dhe vandalizojnë kryeqendrën e perandorisë së dikurshme britanike, sidomos kur raportohet që mbi 40 policë janë plagosur në këto përleshje. Por, ja që nuk është kështu. Policia nuk ka qëlluar mbi protestuesit me gjithë aktet vandaliste, dhunën e pashembullt dhe rrezikun për jetën që u kanosej prej tyre. Raportohet vetëm një i vdekur dhe përjashtohet çdo mundësi që të jetë qëlluar me armë nga policia. Tek sheh një kryeqytet të famshmën nën tymin e flakëve nga vandalizmi për ditë me radhë dhe askush nuk është qëlluar me armë nga policia, smund të qëndrosh pa u kthyer në kohë në 21 Janarin e dhimbshëm të Tiranës, ku brenda 2 orëve në një protestë të paralajmëruar, që për nga dhuna ishte një piknik krahasuar me çpo ndodh në Londër, humbën jetën 4 njerëz, baballarë që po protestonin kundër korrupsionit, varfërisë dhe papunësisë.
Kushdo të na japë përgjigje për atë që ndodhi në Tiranë atë ditë, dhe a do të arrijmë të ngushëllohemi ndonjëherë?
*respublica.al
http://respublica.al/artikuj/londra-n-flak-por-nuk-ndodh-21-janari-i-tiran-s