Londra ne krah te opozites siriane

Shefi i diplomacisë britanike William Hague ka deklaruar se Londra do të intensifikojë lidhjet me opozitën siriane dhe se vetë ai do të takohet me udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Sirian.
“Ne, bashkairisht me vendet e tjera, do t’i trajtojmë ata dhe do t’i njohim si përfaqësuesit legjitimë të popullit sirian”, deklaroi Hague.
Ministri i Jashtëm britanik e cilësoi qeverinë e Assad-it si një regjim kriminal. Kina dhe Rusia kanë sinjalzuar kundërshtimin e tyre për veprime ndaj Sirisë, por zoti Hague tha se kinezët po rishikonin qëndrimin e tyre.
Britania ka kërkuar gjithashtu intensififkimin e sanksioneve ekonomike për të shtrënguar darën SiriaSiri, Kryqi i Kuq depërton në HomsOrët e fundit të gazetarëve në SiriGazetarët e plagosur në Siri ndaj regjimit të Damaskut.
Zyrtarët më të lartë britanikë janë takuar edhe më herët me përfaqësues të opozitës siriane, siç ishte takimi i para pakë kohëve në Londër, por kjo është hera e parë që Britania deklaron se do njohë opozitën si përfaqësuese legjitime të popullit dhe jo Assad-in.
Foreign Office njoftoi se ish-amabasadori britanik në Beirut, Francis Guy ishte caktuar si i dërguari i posaçëm, i cili do të bashkëpunojë me udhëheqësit e opozitës siriane në mërgim.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Britania do t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për furnizimin me armë, edhe pse ekziston një marrëveshje e BE-së për embago armësh në Siri.
Një embargo e ngjashme ka ekzistuar edhe me Libinë, por ajo nuk e frenoi dërgimin e armëve dhe ndihmës ushtarake për rebelët libianë që luftonin kundër regjimit të Gaddafi-t.
Përveç mospëlqimit të Rusisë dhe Kinës, i ndryshëm në rastin e Libisë, të gjitha shenjat janë thuajse të ngjashme më atë çka ngjau në Libi kur regjimi i Gaddafi-t ushtronte represion dhe përdorte ushtrinë kundër popullit të vet.
Siri, Kryqi i Kuq rinis negociatat
Kryqi i Kuq ka deklaruar se ka rinisur përpjekjet për të shpëtuar më shumë qytetarë sirianë të bllokuar nga bombardimet në qytetin e Homsit.
Ditën e premte, Kryqi i Kuq evakuoi shumë persona, për herë të parë që kur ushtria nisi bombardimet në lagjet e qytetit muajin e kaluar.
Dy gazetarë të huaj janë mes personave të plagosur, por nuk është e qartë nëse ata janë mes njerëzve që po largohen nga zonat e goditura.
Ndërkohë, po rritet presioni ndërkombëtar mbi presidentin Bashar al Assad për t’i dhënë fund ofensivave anti popullore që zgjasin prej 11 muajsh.
Ditën e premte, pas negociatash të gjata, autoambulancat siriane depërtuan në lagjen periferike Baba Amr, e cila ka qenë shënjestra kryesore e sulmeve të qeverisë.
Autoambulancat morën 20 gra dhe fëmijë, si dhe shtatë persona të tjerë që ishin të sëmurë apo të plagosur. Këta të fundit u transferuan në një spital të Homsit, bën të ditur KK.
“Kryqi i Kuq do të vazhdojë bisedimet dhe negociatat me autoritetet siriane dhe anëtarët e opozitës në mënyrë që të mund t’i bindim ato për evakuimin e personave të plagosur”, thuhet në një deklaratë.
“Ideja jonë është që të mund të evakuojmë personat e plagosur dhe të sëmurë, ata që janë në gjendje të dëshpëruar dhe kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor”, nënvizohet në të.
Arabia Saudite, armë për opozitën siriane
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha gjatë konferencës për Sirinë në Tunizi, që mbështetja e furnizimit me armë të rebelëve që luftojnë regjimin e Assad është një ide e shkëlqyer, pas komentit që Obama bëri për të përdorur çdo mjet në dispozicion, për të ndaluar masakrën.
Arabia Saudite mbështet armatosjen e ushtrisë guerile opozitare të Sirisë, pas komenteve për një mundësie ndërhyrjeje nga ana e superfuqisë sunite muslimane, për shtypjen e rebelëv nga ana e regjimit të Asad.
Ministri i Jashtëm Saudit, princi Saud al-Faisal, e përshkroi armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare Siriane si një "ide të shkëlqyer" në një takim inaugurues në Tunizi të një grupi anti-Asad, të quajtur Miqtë e Sirisë.