Rama takon te rinjte ne Lushnje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së shtunës një takim me të rinjtë në qytetin e Lushnjes, të cilëve u ka premtuar se qeverisja e majtë do të krijojë mundësi të shumta për ta.
“Sot të rinjtë shqiptarë e kanë të pamundur të gjejnë rrugën e tyre. Ne do ta bëjmë PS hapësirën e çdo shqiptari, ku secili të gjejë veten e tij”, deklaroi Rama.
Ai ka shprehur bindjen e tij se anëtarësimi i të rinjve në PS do të përçojë energji pozitive midis tyre, ndërkohë që ka akuzuar pushtetin aktual se kërkon të vjedhë të ardhmen e tyre.
“Ky shtet kërkon të vjedhë të ardhmen tuaj. Askush nuk duhet të zmbrapset para asnjë vështirësie. Ju duhet të jeni vendimtarë. Programi ynë për rininë është baza e një transformimi rrënjësor për jetën tuaj”, u ka thënë Rama të rinjve.
Lideri i opozitës ka shtuar më tej se sfida e Partisë Socialiste është të nxjerrë 95 për qind të shqiptarëve nga varfëria dhe t’i çlirojë ata nga papunësia.