Durres policia zbardh grabitjen e simuluar

Një i ri në qytetin e Durrësit ka tentuar të mashtrojë autoritetet duke denoncuar një agresion të rremë, por për fatin e tij të keq është zbuluar nga policia.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave 20-vjeçari U. Seferi u paraqit i gjakosur në spital dhe deklaroi se ishte sulmuar e më pas grabitur.
Kur u mor në pyetje nga policia, ai tha se i ishin grabitur 480 mijë lekë teksa kthehej nga kazinojë ku punonte, por nga verifikimet e agjentëve ka rezultuar se dëshmia ka qenë e rremë.
Burimet shtojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se i riu i detyrohej pronarit të kazinosë një shumë prej 500 mijë lekësh të reja dhe për këtë arsye kishte simuluar grabitjen.
Pritet që më vonë të vendoset nëse 20-vjeçari Seferi do të ndiqet ose jo penalisht për tentativën e tij për të mashtruar policinë.