E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lopez kritikon sjelljen e Realit

Mbrojtësi i Villarrealit, Angel Lopez beson se refuzimi i trajnerit të Real Madridit Jose Mourinho të flet në media pas barazimit të tyre në La Liga ishte shenjë e protestës.

Barazimi 1-1 në El Madrigal, ku Realit iu përjashtuan Sergio Ramos dhe Mesut Ozil, sikurse edhe Mourinho, zgjoi reagime të ashpra nga kampi madrilen që akuzoi ashpër gjyqtarin Paradas Romero për vendimet e tij.

Por, Lopez përkrahë Paradasin derisa kritikon sjelljen e anëtarëve të Realit.

“Ata janë duke u munduar të vejnë presion ndaj gjyqtarëve për ndeshjet e tyre të ardhshme. Ne ishim me fat që patëm të bëjmë me një gjyqtar me personalitet. E njoh mirë Paradasin dhe ai më ka përjashtuar edhe mua në të kaluarën për atë që bëri Ozil”, deklaroi Lopez për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›