E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorenc Luka I kemi ngritur shinat ku do ece treni i rruges se te ardhmes

“Kemi bërë shumë, por mund të bëjmë akoma edhe më shumë. Pasi mësuam të punojmë së bashku, dhe tashmë i ngritëm shinat, ku do të ecë treni i rrugës së të ardhmes sonë”.

Këto kanë qenë fjalët me të cilat kandidati demokrat për bashkinë e Shkodrës, Lorenc Luka, ka hapur sot fjalimin përshëndetës me rastin e prezantimit të tij para qytetarëve.

“Kemi shtruar 90 kilometra rrugë sekondare, janë bërë investime kolosale për këtë qytet, e kështu do të vazhdojnë që të bëhen.

Kjo ka bërë që të kemi deri tani mbi 1000 biznese të reja, që i shtojnë të ardhurat e bashkisë, me 36 përqind.

Në parkun industrial, janë shpenzuar mbi 490 milionë lekë për infrastrukturën. Për përmirësimin e mjedisit janë shpenzuar miliona lekë të tjera”, tha mes të tjerash Luka në fjalën e tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›