NATO pro armepushimit ne Libi mbeshtet planin e Bashkimit Afrikan

NATO ka shprehur hapur mbështetjen për planin e Bashkimit Afrikan lidhur me një armëpushim në Libi.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen, tha se edhe pse ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga Bashkimi Afrikan, ajo është e hapur për çdo përpjekje e cila do të ndalte dhunën ndaj civilëve libianë.
“Ne e marrim parasysh propozimin e Bashkimit Afrikan për armëpushim në Libi por më parë duhet të mendojmë për vendosjen e një mekanizmi efektiv monitorimi i cili do të verifikojë armëpushimin”.
Kjo deklaratë u bë gjatë një takimi në Bruksel nga sekretari i NATO-s, Rasmusen.
“Ende nuk është bërë një kërkesë zyrtare nga Mashkimi Afrikan.
“Nuk mund të ketë një zgjidhje vetëm ushtarake përsa i përket krizës në Libi, NATO i mirëpret të gjitha kontributet në kuadër të një përpjekje të gjerë të ndërkombëtarëve për të ndalur dhunën ndaj civilëve në Libi”, tha Rasmusen.
Ai tha se NATO do të vazhdojë të ketë në shënjestër forcat e Gedafit për aq kohë sa ato kërcënojnë sigurinë e civilëve.
Më herët, Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma i bëri thirrje NATO-s për të ndaluar sulme ajrore mbi objektivat e qeverisë për t’i dhënë shans një armëpushimi të mundshëm pasi sipas tij Gedafi ka pranuar këtë plan të Bashkimit Afrikan.