E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi ne kolaps mungojne parkingjet

Qyteti i cili gjatë sezonit veror mbipopullohet nga njerëzit, po shkon drejt një kolapsi urban. Durrësi po vuan një zhvillim kaotik infrastrukturor, ku parkimet në qytet janë kthyer në elementin më shqetësues, ndoshta dhe një nga tmerret e përditshëm për të gjithë qytetarët.

Fare mirë në rrugët e qytetit bregdetar mund të shohësh dy ose tre parkime në një korsi, ose parkim të dyfishtë duke vështirësuar akoma më shumë qarkullimin.

Sëfundmi një tjetër problem tjetër i është shtuar këtij qyteti, trotuaret e këmbësorëve janë kthyer në vendparkime për mjetet. Plot 4 vjet më parë, Bashkia e Durrësit lancoi me shumë bujë ndërtimin e parkingjeve të nëndheshme, me kapacitet 1 mije vende, i cili do të ndërtohei në sheshin përpara stacionit të trenit.

Edhe këtë herë premtimi mbeti vetëm në fjalë, pasi sot është e vështirë që të gjendet qoftë edhe një vend i vetëm parkimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›