E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt nje takimi te ri Berisha-Rama

Shoqata per Autonomine Vendore kerkon takim te nivelit te larte me qeverine

Nisma e re ligjvenese e shumices per Taksat vendore ka provokuar reagime te forta te Shoqates se Autonomise Vendore e cila mbledh 100 njesi vendore ne mbare vendin se bashku me Bashkine e Tiranes. Duke folur nga Pogradeci ku eshte zhvilluar takimi shoqates kreu i bashkise se kryeqytetit Edi Rama nuk ka kursyer jo vetem akuzat por edhe perkufizimet e reja ne adrese te qeverise. Sot biznesi i vogel nuk eshte e vertete qe paguan me pak taksa se sa cpaguante 5 vjet me perpara. Sot paguan 10 e takses se sheshte paguan 20 TVSH ku do futen ata qe jane edhe 2 milione xhiro paguan edhe detyrimet e pushtetit vendor. Pra eshte jo ulur por disafishuar barra... Kjo eshte nje veper kriminale antikushtetuese antidemokratike antiqytetare barbare per ta marre me dhune ate qe Sali Berisha nuk ka per ta marre. Nuk ka per ta marre fitoren e zgjedhjeve te ardhshme cfaredo qe te beje tha Edi Rama. Ai ka dhene nje interpretim te forte politik i cili lidhet me procesin e ardhshem elektoral i problematizuar serish nga opozita me nje tjeter dileme per zgjidhje. Shkurtimi i mundesive financiare permes nismave ligjore po shihet me dyshim nga Partia Socialiste qe sheh te perpjekje te tilla nje manover qe synon paralizimin e njesive vendore. Por perpara kesaj situate qe paraqitet si e renduar vete shoqata ne sfondin e se ciles qendron Partia Socialiste ka preferuar nje menyre zgjidhjeje e cila komprometon tonin e serte me te cilen Edi Rama e pershkruan ate. Ne nje nga pikat e deklarates se saj ajo kerkon terheqjen e nismes ne fjale por edhe nje takim te nivelit te larte mes perfaqesuesve te pushtetit qendror dhe atij vendor. Shoqata per Autonomi Vendore i kerkon qeverise qendrore qe Te terheqe nga Kuvendi i Shqiperise projektligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore. Te mundesoje brenda se enjtes nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise qendrore dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin vendor per te diskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale per vitin 2011 thuhet ne deklarate. Nje apel direkt per Kryeministrin i cili eshte niveli me i larte politik ndaj te cilit adresohet kerkesa per nje takim te ri. Ky do te ishte i treti ne harkun kohor te pak javeve pas atij per reformen zgjedhore dhe per Piramiden. Pavaresisht se brenda kornizes se detyrueshme te institucioneve koordinuese eshte jashte cdo dyshimi se kontaktet mes dy drejtuesve kryesore jane takime politike qe po perparojne gradualisht drejt nje afrimi qe gjithsesi ka te beje me zgjedhjet lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›