E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorenzo fiton në Jerez

Spanjolli Jorge Lorenzo arriti fitore dramatike në xhiron e fundit në garën për Shpërblimin e Madh të Spanjës në MotoGP, në pistën e Jerezit, dhe kaloi në pozitën e parë në renditjen e përgjithshme.

Dani Pedrosa – që ishte në pol pozitë – ishte lider deri në xhiron e fundit, kur bashkëkombësi i tij dhe rivali kryesor, Lorenzoi shtoi presionin dhe arriti ta tejkalojë.

Starti i mirë e dërgoi kampionin e botës, Valentino Rossi, nga pozita e katërt në të dytën, para se të tejkalohej nga Lorenzo, gjashtë xhiro para fundit. Nicky Hayden në Ducati përfundoi i katërti, ndërsa kolegu i tij, Casey Stoner, ishte i pesti.

Rezultatet e garës:

1 Jorge Lorenzo 45 min 17.538 sek.
2 Dani Pedrosa 45:18.081
3 Valentino Rossi 45:18.428
4 Nicky Hayden 45:26.553
5 Casey Stoner 45:27.572
6 Andrea Dovizioso 45:40.682

Renditja e përgjithshme:

1 Jorge Lorenzo 45 pikë
2 Valentino Rossi 41
3 Dani Pedrosa 29
4 Andrea Dovizioso 26
5 Nicky Hayden 26
6 Randy de Puniet 17

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›