E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon Swansea

Swansea City ka dështuar për t’u futur në zonën e play-offit të dielën, pasi barazoi në shtëpi pa gola ndaj Doncaster.

Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi luajti 69 minuta për Swans, ndërsa u zëvendësua nga Beattie.

Fitorja eventuale do t’ia mundësonte Swanseas pozitën e gjashtë, duke e marrë parasysh barazimin e Bristol City në shtëpi, i cili megjithatë e siguroi një vend në garat shtesë.

Swansea e mbylli sezonin në pozitën e gjashtë, me 69 pikë të grumbulluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›